Në shërbim të komunitetit të Shkodrës
OJF THE DOOR
Lagjia: Naim Gjylbegu
Rruga: Bujar Bishanaku, No.799
Shkoder
Albania
ph: +35522243729
fax: +35522243729
alt: +355 68 202 6559
thedoor
Hysmir Idrizi Kliko ketu...Click Here...
Kupa e Horten 2x45 solidaritet for Albania, vere 2008
lexo me shume.... read more....
Kliko ketu qe te shohesh tabelen me te dhena mbi ndeshjet dhe fushen per ekipin The Door- Albania, djem- Grupi c...
Norway Cup 2008- Pamje nga fushat e Ekeberg, ekipi The Door- Albania, djem ne Kliko ketu....
Lista me pjesemarresit ne Norway Cup 2008
Nr | Emri e mbiemri |
1 | ELIS CAMAJ |
2 | HYSMIR IDRIZI |
3 | DENIS PJESHKA |
4 | VALTER ZOGU |
5 | TAULANT NIKSHIQI |
6 | ÇARLI LUKA |
7 | MARK DODAJ |
8 | IZMIR BRAHAJ |
9 | ALSAED SINANI |
10 | LEC GJEKA |
11 | IRIS BECI |
12 | RUBIN BECI |
13 | ANDI GERDOCI |
14 | FRENK TERROLLI |
15 | BEKIM DEMA |
16 | GRISELD TOLA |
17 | AGIM BASHI |
18 | ADNAND NIKSHIQI |
19 | KASTRIOT FACI |
Jo vetem femijet u kenaqen ne Norway cup...
Premiera e filmit "Asnje Femije Jashte"- Kupa e Norvegjise 2007
Ekipi i cili po nderon Shkodren!
Fitorja e sotme e The Door, Albania ka bere qe ekipi yne te shenoje fitoren e 4-te ne Kupen e Norvegjise 2007 qe mbahet ne Oslo te Norvegjise nga data 29 Korrik deri me 4 Gusht 2007.
Ndeshja u mbajt sot ne oren 16.20 kunder ekipit te Ready te Oslos me fushen nr 7. Ekipi i Ready eshte nje ekip i vjeter i formuar ne vitin 1904.
Ndeshja ka qene shume e forte dhe rezultati I takimit eshte The Door, Albania: 3-Ready, Oslo: 0.
U dalluan repartet e mbrojtje dhe te sulmit, neser ekipi yne do te ndeshet me dy skuadra te tjera, pra duke realizuar nje ndeshje paradite dhe nje tjeter pasdite. Perseri porta e portjerit tone, te talentuarit Ditmir Pepa sot nuk u prek.
Eshte fakt qe ai ka patur nje performance te shkelqyer i mbeshtetur dhe nga reparti mbrojtjes te cilet e kane asistuar ate dhe kane bere qe ai e vizitohet sa me pak nga suluesit e skudadrave te ndeshura deri me tani. Ka qene nje penallti e dhene gjate takimit te djeshem ne mes te The Door dhe Loreskog 2 e cila u shkaktua nga mesfushri yne Kyeziu e cila u prit me mjaft mjeshtri nga Pepa, e qe me pas perfundoi ne proten e portjerit Pepa si rezultat e mos nderhyrjes se futbollisteve tane. Krejt takimi i djeshem perfundoi me rezultartin The door, Albania: 5- Loreskog 2: 1
Paraqitja e mire e ekipit tone ka nbere qe te rritet dhe numri I tifozeve te cilet paraqesin interes per te dhe te bejne tifo the The door Albania.
Jane me dhjetra Shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Shqieria te cilet marrin kontakt me ekipin tone dhe po e ndjekin ate nga ndeshja ne ndeshje.
Nga Ekeberg, Oslo
Kastriot Faci
Kur Femijet Luajne, Fiton bota!
Leter e hapur per mbeshtetje nga ekipi per pjesemarrje ne kupen e Norvegjise
Te nderuar lexues! Para se gjithash me lejoni mua qe ne emrin tim personal dhe te fëmijëve pjesëmarrës te ekipit te futbollit The Door Shqipëri, t’ju falënderoj Ju për kohen qe ju po na dedikoni për te lexuar sa me poshtë: Unë quhem Kastriot Faci jam drejtues i organizatës The Door ne Shkoder ne veriun e Shqipërisë. Organizata jone është themeluar me ndihmën bujare te organizatës Norvegjeze ‘’ Norwegian Aid’’. Me mbështetjen e saj si dhe te donatoreve te tjerë ne ofrojmë shërbime sociale për njerëzit me ne nevoje, duke e fokusuar punën tone ne mënyre te veçante tek fëmijët.
Disa nga eksperiencat tona pozitive ne ndihme te fëmijëve janë:
Projekti shpërndarja e shërbimeve sociale për fëmijët Kosovare ne vitin 1999 e me pas e ne vazhdim për nevojat lokale te komunitetit ne bashkinë e Shkodrës
Projekti dhoma e lojës për fëmijë te sëmure ne spitalin rajonal te Shkodrës ne vitin 2003
Projekti i ekipeve sportive për fëmijët e periferisë. (Janë formuar dy ekipe sportive për fëmijë deri ne moshën 14 vjeçare, futboll djem dhe volejboll vajza) 2005
Projekti ‘’Asnjë fëmije Jashtë 2006’’
Projekti i kurseve te valles për fëmije me origjine egjiptiane
Projekti i kurseve ’’Baton twirl’’ me fëmijë me aftësi te kufizuar
Banda muzikore me fëmijë e te rinj me aftësi te kufizuar
Nder projektet e me sipër me sloganin ‘’Kur fëmijët luajnë fiton bota’’ shkon me se mire projekti i ekipeve sportive me fëmijët e periferisë, i cili natyrshëm erdhi si një nevoje për argëtimin me loje te fëmijëve nga familje ne nevoje.
Me ndërrimin sistemit shume nga hapësirat e terreneve sportive u uzurpuan nga individë e grupe te ndryshme te cilat duke përdorur pretendimet e pronësisë mbi truallin i copëzuan ato, tjetërsuan hapësirat e brendshme dhe te jashtme shkollore te cila me pare ne funksion te orëve te edukimit fizik e argëtimit te fëmijëve ne përgjithësi.
Me poshtë do te shihni një foto te palestrës se shkollës Azem Hajdari ne Lagjen e periferisë Kiras ne qytetit tone, ku nxënës nga kjo shkolle janë pjesëmarrës ne ekipet sportive te ngritura nga The Door. Megjithëse kushtet e palestrës nuk kane nevoje për koment, kjo ishte e bllokuar nga nje individ i cili nuk kishte lejuar asnje njeri te futej brenda. Kanë qene pikërisht këta dy ekipe te cilët kane luajtur futboll dhe volejboll ne skenen e teatrit Migjeni ne Dhjetorit te vitit te kaluar si shenje proteste ne aktivitetin: ‘’Asnjë Fëmije Jashtë’’, i cili synonte ti tërhiqte vëmendjen autoriteteve lokale te pushtetit lokal dhe te arsimit për çlirimin këtyre hapësirave nga okupatoret e paligjshme ne kthimin tyre ne identitet duke u vene ne përdorim fëmijëve si mjedise sportive. Moderatore e kësaj veprimtarie ishte këngëtarja Rosela Gjylbegu.
Menjëherë pas kësaj autoritetet lokale u ndërgjegjësuan duke çliruar atë nga mbajtësit e paligjshëm te palestrës , te cilet e kishin kthyer atë ne një gjendje te mjerueshme.
Me punen e bere me këta fëmijë ata kanë arritur rezultate mjaft te mira ne renditje e tyre ne garat lokale, djemtë u renditen te dytën ne kampionatin e vitit te fundit e ndërsa vajzat dolën kampion duke marre kupën. Me mbështetjen e partnereve tanë ne Norvegji ekipi te futbollit te djemve i ka ardhur një ftese nga Norway Cup 2007 (www.norway-cup.no) për te marre pjese ne evenimentin ndërkombëtar te sivjetshëm i cili do te zhvillohet ne Oslo nga datat 29 Korrik deri me 4 Gusht. Ky ekip përbehet nga 20 fëmije dhe nga 4 adulte. Per te bere te mundur pjesëmarrjen ne NC2007 ne na është kërkuar mbulimi i shpenzimeve te transportit e te dietave për ne udhëtim ne drejtim te Oslos dhe anasjelltas nga vete ne ose nga donatore te ndryshëm. Kane qene organizatoret te cilët me dashamirësinë kane mbështetur ekipin tone me akomodimin dhe ushqimin falas gjate aktivitetit. Ne jemi ne nje situate financiare jo te favorshme e për ketë kemi nevoje për ndihmën tuaj!
Fëmijët ju kërkojnë te gjithëve Ju, atyre qe sot janë te rritur te ndalen një moment e te kujtojnë kur ishin fëmijë, e për arsye se duhej te punonin nuk patën shansin te luanin me bashkëmoshataret e tyre ose për arsye se një nga fqinjët i ka ndërprerë lojën duke i marre topin, etj..etj.. qe te kthejnë sytë nga ky grup fëmijësh, me mbështetje te pjesshme ose qoftë thjesht vetëm me informacion për te bere te mundur pjesëmarrjen tone ne ketë aktivitet.
Përveç kërkesës sonë, ftesës dhe dëshirës sonë te madhe për te marre pjese ne aktivitetin ndërkombëtar te kupës ne futboll te Norvegjisë ne kemi gjetur mbeshteje dhe nga miqtë tanë
Nje nga ata eshte Z.Ole Johan Bjornoy, Ambasadori i ambasadës se mbretërisë se Norvegjisë ne Tirane, ai ka shprehur gadishmerine për te na mbështetur financiarisht duke na përjashtuar nga taksa e pajisjes me vize Norvegjeze për te gjithë ekipin tone, gjë për te cilën unë gjej rastin te shpreh mirënjohje e ta falënderoj atë. Një donacion tjetër i vogël ka ardhur nga 4 studentet Norvegjeze prej 20000 Leke. Z. Maranaj Marku drejtor i OJF ‘’Maltezer ndihmon ne Shqiperi’’ gjithashtu është treguar i gatshëm duke konfirmuar mbeshteje për ekipin. Jemi ne negociata dhe me Bashkine Shkoder për te gjetur mbështetje te pjesshme te shpenzimeve te udhëtimit drej Oslos dhe anasjelltas. Ne i kemi propozuar fëmijëve qe edhe ata vete te kontribuojnë ne kostot e nevojshme për transport duke bere te mundur qe te gjithë se bashku te grumbullojmë një shume prej 3000 Euro. Megjithatë këto nuk mjaftojnë qe fëmijët tanë te bejne ëndrrën tyre realitet.
A keni Ju mundësi te ndihmoni?
Ju faleminderit dhe presim me pa durim te degjojme nga Ju.
Me respekt, femijet nga skuadra e futbollit The Door, te cilët çdo moment ëndërrojnë pjesëmarrjen ne kupën e Norvegjisë.
Na lejoni qe me dashamirësi t’ju them qe nuk është domosdoshmërisht e nevojshme te mbështesni te gjithë kostot e transportit, por jeni te mirepritur te kontribuoni.
Personi i kontaktit ne Norwegji:
Lene Loftesnes
tel: 47 33 07 12 00
Mobile: 47 40 40 42 82 e-mail: lene@nn.no, www.nn.no
Personi i kontaktit ne Shqiperi:
Kastriot FACI
tel 3552243729, cel 355682026559
Fitore e ekipit
The Door- Albania Djem
Ne kuader te fazes parapregaditore ekipi The door djem ne futboll ka zhvilluar dje me date 19.06.2008 ndeshjen e kontrollit me Vlaznine me tranjer Brikeno Bizi. Pas nje gare te forte sportive ne mes te dy ekipeve rezultati i ndeshjes ne mes te The Door dhe Vlaznia perfundom me 3-1
Trofeja e fituesit te grupit
nga ekipi The Door- Albania
ne NC 2007- NC 2008
per ndihmen stafit te ambasades se Mbreterise se Danimarkes, Tirane per pershpejtimin ne proceduren te pajisjes me viza per tifozet, lojtaret e stafin e ekipit.
Z. Lorenc Luka, Kryetari i Bashkise Shkoder
per mbeshtetetjen financiare te ekipit per te marre pjese ne Norway Cup 2007.
Kush eshte skuadra e futbollit ''The Door''
Eshte nje ekip i ri futbolli per femije deri ne moshen 14 vjecare, i cili u formua nen kujdesin e organizates sone ne bashkepunim me stafin e shkolles 9 Vjecare Azem Hajdari ne lagjen guerrile ne periferi te qytetit Shkoder.
Ky ekip u formua per tju pergjigjur nevojes per te luajtur futboll per femijet te cilit vijne nga familje me te ardhura te pakta financiare.
Tranjer i ekipit eshte z. Agim Bashi nje ish sportist dhe mesues i edukimit fizik i dale ne pension ne shkollen ne fjale.
President nderi i ketij ekipi eshte Kastriot Faci.
Jane vete femijet te cilet paguajne nje shume modeste per te qene pjestar i ketij ekipi.
Per te dytin vit me rradhe ekipi renditen ne vendin e dyte ne ligen amatore.
1. Alsaed Sinani |
2. Amir Tafa |
3. Arsel Dhamzaku |
4. Brigel Kryeziu |
5. Çarli Luka |
6. Denis Pjeshka |
7. Ditmir Pepaj |
8. Elis Camaj |
9. Engin Çiellza |
10. Hysmir Idrizi |
11. Izmir Brahaj |
12. Marlind Galiqi |
13. Muhamet Plava |
14. Muhamed Vrina |
15. Redis Bashi |
16. Rezart Meçani |
17. Samir Dritarja |
18. Taulant Nikshiqi |
19. Tonin Deda |
20. Valter Zogu |
21. Xhevahir Doci |
22. Florian Kruja
|
Copyright 2014 OJF THE DOOR. All rights reserved.
OJF THE DOOR
Lagjia: Naim Gjylbegu
Rruga: Bujar Bishanaku, No.799
Shkoder
Albania
ph: +35522243729
fax: +35522243729
alt: +355 68 202 6559
thedoor