Në shërbim të komunitetit të Shkodrës
OJF THE DOOR
Lagjia: Naim Gjylbegu
Rruga: Bujar Bishanaku, No.799
Shkoder
Albania
ph: +35522243729
fax: +35522243729
alt: +355 68 202 6559
thedoor
The Door, partner i asociuar në projektin T@sk të financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +
Në kuadër të projektit T@sk: Towards Increased Awareness, Responsibility and Shared Quality in Social Work, me datë 9/03/2018 një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Universitetit të Firences, Universitetit Complutense të Madridit, Institutit Universitar të Lisbonës, Universitetit të Tiranës, Universitetit të Shkodrës, Universitetit të Elbasanit, dhe të Urdhrit të punonjësve socialë të Rajonit të Toskanës bënë një vizitë në mjediset e Shoqatës “The Door-Albania”.
Gjatë vizitës delegacioni u njoh me shërbimin e Bandës Muzikore për të rinj me aftësi të kufizuara. Kjo bandë frymore unikale e krijuar në vitin 2005 synon që përmes forcës së muzikës të reduktojë stigmën ndaj personave me aftësi të kufizuara mendore dhe t’i integrojë ato në shoqëri.
Ndërmjet delegacionit të universiteteve dhe të rinjve të bandës muzikore, pasi u bënë prezantimet e ndërsjellata, u zhvillua edhe një diskutim mjaft interesant. Më pas, Banda Muzikore performimit disa pjesëve muzikore për kënaqësinë e miqve.
Projekti T@sk financohet nga Komisioni Evropian. Ai është një projekt tre – vjeçar kërkimi dhe trajnimi me vlerë 718.000 euro, i cili financohet në kuadër të programit Erasmus + (Capacity Building in the Field of Higher Education). T@sk synon përforcimin dhe modernizimin e Sistemit Shqiptar të Shërbimeve Sociale nëpërmjet fuqizimit të Sistemit Shqiptar të Arsimit të Lartë në Punën sociale dhe lidhjen e tij me mjedisin e punës duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve akademike dhe profesionale evropiane të fushës.
Rrjeti ndërkombëtar i institucioneve përbëhet nga: Universiteti i Firences (koordinator i projektit), Universiteti Complutense i Madridit, Instituti Universitar i Lisbonës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Urdhri i punonjësve socialë të Rajonit të Toskanës. Synimi i këtij projekti është të zhvillojë përditësim njohurish teorike për pedagogët e universiteteve shqiptare dhe për punonjësit socialë, ndarje të përvojave më të mira të shërbimeve sociale efiçente dhe të reja, të cilat të mund të praktikohen edhe në Shqipëri në përshtatje me nevojat specifike të vendit.
Përfshirja në këtë projekt e punonjësve socialë në terren do të sigurohet nëpërmjet mbështetjes në një rrjet të pasur partnerësh të asociuartë përbërë nga Bashki, shërbime sociale në nivel lokal dhe shoqata jo-fitimprurëse ndër të cilat dhe Shoqata “The Door-Albania”.
Copyright 2014 OJF THE DOOR. All rights reserved.
OJF THE DOOR
Lagjia: Naim Gjylbegu
Rruga: Bujar Bishanaku, No.799
Shkoder
Albania
ph: +35522243729
fax: +35522243729
alt: +355 68 202 6559
thedoor